Friday, April 26, 2024
HomePolitikëMinistrja Kushi takim me drejtues të Institucioneve Arsimore të ZVAP Shkodër: Kujdes...

Ministrja Kushi takim me drejtues të Institucioneve Arsimore të ZVAP Shkodër: Kujdes për masat dimërore

-

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi organizoi një takim të gjatë me drejtues të Institucioneve Arsimore dhe punonjës të ZVAP Shkodër, ku u diskutuan shumë çështje të rëndësishme aktuale në lidhje me shkollat.

“Kërkova që kujdesi i drejtuesve të shkollave të jetë maksimal, si ndaj zhvillimit të procesit mësimor, ashtu edhe për krijimin e një mjedisi sa më miqësor e të ngrohtë për nxënësit tanë”, -shkruan ministrja në statusin e saj në Facebook.

Gjatë takim u diskutua rreth shqetësimeve të stafeve arsimore dhe zgjidhjeve nëpërmjet bashkëpunimit sa më të ngushtë të çdo hallke të sistemit arsimor.

Ministrja Kushi duke folur për elemente të buxhetit të vitit të ardhshëm, dha lajmin e mirë se këtë vit do të ketë buxhet të dedikuar për pajisjen e shkollave me laboratorë Kimie, Biologjie, Fizike, dhe TIK, për t’u ardhur në ndihmë mësuesve dhe nxënësve të shkollave.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts