Wednesday, August 17, 2022
HomeAktualitetDita nis me kthjellime, njihuni me parashikimin e motit për sot

Dita nis me kthjellime, njihuni me parashikimin e motit për sot

-

Masat ajrore polare që kanë përfshirë Gadishullin e Ballkanit do të diktojnë kushtet e motit edhe në vendin tonë. Për pasojë dita nis me kthjellime por në zonat malore vijojnë të jenë prezente ngricat dhe temperaturat e ulta.

Sipas MeteoALb, parashikohet që këto kushte atmosferike të na shoqërojnë edhe gjatë natës ndërsa vranësirat shfaqen në zonat përgjatë kufirit lindor duke sjellë reshje të izoluara dëbore.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes, po ashtu  rritje sjellin edhe orët e mesditës duke luhatur ekstremumet ditore nga -5°C deri në 12 °C.

Era do të fryjë mesatare duke arritur shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgë 3 ballë.

Rajoni dhe Europa

Kthjellime dhe vranësira kalimtare do të mbizotërojnë pjesën më të madhe të kontinentit Europian. Konkretisht me diell do të paraqitet Europa Perëndimore, Qendrore dhe pjesërisht ajo Jugore.

Ndërsa zhvillimi i një qendre të fuqishme ciklonare prej disa ditësh në Europën Lindore do të kushtëzoj vranësira, reshje të dendura dëbore dhe temperatura të ulëta.

Po ashtu Brigjet e detit të Zi vijojnë me stuhi ere dhe shira të rrëmbyeshëm.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,434FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts