Friday, April 26, 2024
HomePolitikëSot Vuçiç vjen në Tiranë për "Ballkanin e Hapur", Berisha ka thirrur...

Sot Vuçiç vjen në Tiranë për “Ballkanin e Hapur”, Berisha ka thirrur protestë kombëtare para kryeministrisë në orën 4

-

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç do të jetë në Tiranë sot dhe nesër, në datat 20 dhe 21 dhjetor për një takim të nismës rajonale të “Ballkanit të Hapur.”

Në takimin e organizuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Takimi i mëparshëm në kuadër të nismës Ballkani i Hapur u mbajt në fillim të nëntorit në Beograd.

Lidhur me këtë vizitë dyditore në vendin tonë, ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar një protestë pasditen e së hënës, në orën 16:00 përballë kryeministrisë të nxitur pikërisht nga vizita e presidentit serb Aleksandër Vuçiç, në kuadër të takimit të radhës së projektit Open Balkan.

Ndërkaq thirrja e Berishës për protestë nuk përkrahet nga demokratët e udhëhequr nga Lulzim Basha, i cili ka deklaruar se kjo protestë është anti-Blinken.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts