Friday, March 29, 2024
HomePolitikëKëshillimi kombëtar me qytetarët, nga anëtarësimi në BE te dhuna në familje,...

Këshillimi kombëtar me qytetarët, nga anëtarësimi në BE te dhuna në familje, Rama: Ja disa nga temat që do të përmbajë pyetësori

-

Kryeministri Edi Rama lajmëroi këtë të premte se do të nisë një këshillim kombëtar me qytetarët, ku do të pyeten mbi tema të caktuara.

Kjo do të bëhen në formën e pyetësorit për disa tematika të veçanta. Kryeministri ka zbuluar disa prej tyre. E para ka të bëjë me anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Pra do të pyeten qytetarët nëse duan që rruga e tyre drejt BE, të jetë e ndarë nga ajo e Maqedonisë së Veriut apo këto përpjekje të bëhen të përbashkëta.

Gjithashtu do të pyeten edhe për Ballkanin e Hapur, nëse është e drejtë kjo nismë ose jo. Rama nënvizoi më tej, se në pyetësor do të përmbahet edhe dhuna ndaj grave dhe fëmijëve dhe çfarë dënimi duhet dhënë për abuzuesit.

“Po bëj një paraqitje të përmbledhur të temave. Anëtarësimi i Shqipërisë në BE është i lidhur drejtpërdrejt me një veto të vendosur mbi Maqedoninë e Veriut nga një shtet i tretë. Gjithnjë e më shumë ka një debat brenda vendit, që nuk mund të jetë jashtë vëmendjes së qeverisë. Ka njerëz që thonë se aplikimi i Shqipërisë duhet të ndahet nga Maqedonia e veriut dhe vendi të vlerësohet për meritat e tij. Kat ë tjerë që mendojnë se ne duhet të presim për ruajtjen e këtij kohezioni e në funksion të marrëdhënies shumë të veçantë që kemi me Maqedoninë e Veriut. Ne jemi në një 6 mujor me rëndësi të veçantë, ama duhet t’i drejtojmë shqiptarëve një pyetje. A duhet të vendosemi në pozitën e qartë në raport me të tjerët për të kërkuar që të jemi ndarazi nga Maqedonia e Veriut, edhe pse 6 mujori i parë i vendit që do të futet do të jetë po njësoj.

 

 

Ballkani i Hapur, ka njerëz që besojnë se krijimi i Ballkanit të Hapur dhe kjo nismë është gjëja e duhur dhe ka të tjerë që mendojnë se kjo nismë nuk i sjell përfitime Shqipërisë. Kemi hedhur një hap të parë për nënat me nevoja ekonomike, me tre fëmijë apo më shumë. A jemi të gatshëm ne të adresojmë më tej çështjen e mbajtjes së nënave edhe kur ato janë të punësuara. Bëhet fjalë për një 2 punësim me kohë të plotë. A është e gatshme shoqëria t’i japë mbështetje? Më tutje kemi çështjen e situatës në të cilën jemi gjendur më së fundmi, krimet ekstreme të dhunës në familje dhe kundër fëmijëve. Duke pasur parasysh se një pjesë e opinionit kërkon ashpërsim ekstrem në dënimin e autorëve përsëritës të krimeve kundër personit, e në të njëjtën kohë kjo përbën një sfidë në raport me standardet e caktuara dhe procesin tonë, që është i lidhur me botën kur jetojmë, e duam nga qytetarët opinionin e tyre.

Një problem tjetër i madh është problem i të punësuarve, që janë viktima të metodave fiktive të pagave. A duhet të angazhohemi që t’i japim një shpërblim të veçantë të atyre që largohen nga puna për hakmarrje. Ne të angazhohemi financiarisht ndaj këtyre njerëzve, apo kjo është një barrë më shumë në shtëpinë e përbashkët dhe duhet adresuar në forma të tjera”, tha Rama.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts