Saturday, April 27, 2024
HomeAktualitet"Harta gjyqësore e mirëmenduar, ne nuk jemi Kina", Rama i prerë: Do...

“Harta gjyqësore e mirëmenduar, ne nuk jemi Kina”, Rama i prerë: Do bëhet ashtu si është parashikuar!

-

Kryeministri Rama foli për hartën e re gjyqësore gjatë konferencës së sotme me gazetarët. Ai tha se kjo është një hartë e mirëmenduar dhe do të bëhet ashtu si është paraqitur.

Rama: Kjo është një hartë e mirëmenduar. Shqipëria nuk është Kina, është një vend i vogël dhe faktikisht për mua është gjëja e duhur. Do bëhet ashtu si është paraqitur, nuk diskutohet.

Ai u pyet edhe për vakancat në sistemin e drejtësisë.

Pyetje: Ju e konsideroni reformën në drejtësi si historike për vendin. Vetëm dy ditë më parë KLGJ dhe KLP konstatuan  se efektet e reformës në drejtësi kanë krijuar vakaca të cilat do duhet  të plotësohen brenda 5 viteve. Mendoni se është e nevojshme një ndërhyrje ligjore për të reduktuar këtë kohë?

Rama: SPAK duhet të japë qytetarëve një mesazh kuptim plotë lidhur me një nga principet dhe qëllimet e reformës në drejtësi. Vënia para drejtësisë e gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar që nuk justifikojnë pasuritë, nuk kalojën vetingun dhe kanë mospërputhje flagrante mes të ardhurave dhe pasurisë kredibiliteti në sytë e popullit do të jetë ende i ulët dhe nga ana tjetër garancia që sistemi i takon përfundimisht popullit do te jetë shumë i ulët.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts