Thursday, April 18, 2024
HomePolitikëDyert e PD i dolën të mbyllura, Flamur Noka shpërthen ndaj Bashës:...

Dyert e PD i dolën të mbyllura, Flamur Noka shpërthen ndaj Bashës: E neveritshme! Është vetëburgosur në “Alkatraz”, më datë 8 çlirojmë “shtëpinë e lirisë”

-

Deputeti i PD Flamur Noka e ka quajtur të turpshme dhe të neveritshme mbylljen e dyerve të selisë blu. Ai ka shkuar në godinë bashkë me disa anëtarë të Grupit të Rithemelimit, por dera kryesore ishte e mbyllur. Edhe dera e pasme ku ai shkoi më vonë rezultoi e mbyllur.

“Ajo që po konstatojmë me dhimbje është se shtëpia e lirisë, PD jonë duhet të ishte një ambient festiv ku të mblidheshin të gjithë demokratët, për fat të keq Edi Rama e ka kthyer me pengun e tij në një “Alkatraz’” të kohëve moderne. Të gjithë dyert e mbyllura. A thua se e ka kthyer PD në një burg të sigurisë së lartë. Kjo është e turpshme, e neveritshme”, tha ndër të tjera Noka.

Pas deklaratës për mediat, Flamur Noka dhe deputetët e tjerë u larguan pasi selia e PD ishte “e kyçur”. Newsbomb.al ka raportuar më herët se edhe vetë nënkryetarja e PD Jorida Tabaku ka shkuar në seli por ka harruar që “dera e Bashës” ishte e mbyllur dhe është detyruar të kalojë nga pjesa e pasme. Këtu shkoi më vonë dhe Flamur Noka por dera nuk hapje.

Noka e ka krahasuar selinë e PD me burgun famëkeq të “Alkatrazit”. Ish qendra e paraburgimit ushtarak u bë burgu i parë amerikan për sigurinë maksimale. Ky burg ishte projektuar posaçërisht për të strehuar të burgosurit më të tmerrshëm, të cilët burgjet e tjera federale nuk mund t’i mbanin me sukses.

Pjesë nga fjala e Flamur Nokës:

Një grup deputetësh dhe deputetesh, anëtarë të grupit të PD erdhëm sot në selinë e PD, në shtëpinë tonë për të zhvilluar një mbledhje në lidhje me axhendën që do të ketë grupi parlamentar që do të ketë PD për vitin 2022.

Ajo që po konstatojmë me dhimbje është se shtëpia e lirisë, PD jonë duhet të ishte një ambient festiv ku të mblidheshin të gjithë demokratët, për fat të keq Edi Rama e ka kthyer me pengun e tij në një “Alkatraz’” të kohëve moderne. Të gjithë dyert e mbyllura. A thua se e ka kthyer PD në një burg të sigurisë së lartë. Kjo është e turpshme, e neveritshme!

Pengu i Edi Ramës mund të rrijë i vetëburgosur. Edi Rama e ka shumë gabim,. Mund të burgos pengun e tij, por kurrë nuk mund të burgosë shpirtin e lirë të demokratëve. Data 8 do të jetë një ditë që demokratët do të marrin frymë lirisht. Jo nga qelitë e “Alkatrazit” por nga shtëpai e lirisë. Në mënyrë më paqësore, nga “Alkatraz” do të kthejnë në shtëpi lirie këtë seli.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts