Saturday, April 27, 2024
HomePolitikëMeta: Zgjedhjet e pjesshme mundësi për Bashën t’i tregojë vendin armiqve të...

Meta: Zgjedhjet e pjesshme mundësi për Bashën t’i tregojë vendin armiqve të selisë. Ja momenti kur kam menduar të shpërndajë qeverinë

-

Presidenti Ilir Meta, ka treguar se ka pasur ndërmend të shpërndarë parlamentin e qeverinë nëse nuk do të zgjidhej ngërçi për Gjykatën Kushtetuese.
 
Po ashtu, ai ka thënë se zgjedhjet e pjesshme lokale, janë një mundësi e shkëlqyer për Lulzim Bashën, për t’i treguar vendin të gjithë armiqve të selisë të tij. Metë më tej paralajmëroi se pas mandatit të presidentit, do të rikthehet në politikë super aktive.
 
“Nëse nuk tërhiqeshim nga aksioni për pushtimin e Gjykatës Kushtetuese, unë do e shpërndaja jo vetëm Parlamentin, por edhe qeverinë. Zgjedhjet e pjesshme lokale, një mundësi e shkëlqyer për Lulzim Bashën për t’i treguar vendin të gjithë armiqve të selisë të tij, sidomos tani që ka mbështetjen e SHBA dhe BE. Mezi pres të dal nga zyra e Presidentit, sa i takon energjive të mia, nuk do të kthehem në politikë aktive, por në politikë super aktive, hiper aktive”, u shpreh Meta.
 
 
Kreu i Shtetit ka treguar më tej se nëse gjërat ecnin normalisht pas 25 prillit do të synonte edhe një mandat të dytë si President. Ai tha se ende beson te populli i 2 marsit e do i përkushtohet atij.
 
“Nëse gjërat do të ecnin normalisht pas 25 prillit do të synoja edhe një mandat të dytë si President. Deri më 25 prill kisha si synim të mos lija popullin shqiptar në një oqean pabesie. Pas 25 prillit jam në përmbushje të plotë të detyrave të mia. Jam si Cristiano Ronaldo. I kam parametrat si 18 vjeçar. Ajo që unë do bëj në vijim është t’i përkushtohem popullit shqiptar. Mezi po pres të shkoj te populli i 2 Marsit. Unë ende e dëgjoj atë popull”, tha Meta.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts