Saturday, April 20, 2024
HomePolitikëPD për mbylljen e shkollave: Dështim i qeverisë, ku shkuan 35 mln...

PD për mbylljen e shkollave: Dështim i qeverisë, ku shkuan 35 mln eurot që mblodhi Veliaj nga taksat?

-

Partia Demokratike e quan dështim të qeverisë, mbylljen e shkollave për tre ditë për shkak të temperaturave të ulëta me të cilat do të përballet vendi ynë. Në një deklaratë për shtyp përmes deputetes Merita Bakiu, PD thotë se në shkolla nuk ka ngrohje pavarësisht fondeve që janë akorduar për këtë qëllim.

Mbyllja e shkollave për tre ditë si pasojë e temperaturave të ulëta me të cilat do të përballet vendi ynë është cilësuar si një dështim i qeverisë  për PD.

“Mbyllja e shkollave për tre ditë për shkak se në dimër bën ftohtë është një dështim i jashtëzakonshëm i Edi Ramës me arsimin,” tha Bakiu.

Sipas Bakiut fakti që shkollat po mbyllen për 3 ditë me arsyetimin se do të jetë ftohtë tregon që 35 milionë eurot e mbledhura nga Erion Veliaj për arsimin nuk shkuan për të ndërtuar një sistem funksional për ngrohjen e shkollave.

“Prindërit dhe nxënësit në bashkinë e Tiranës pyesin çfarë u bë me 35 mln eurot që Erion Veliaj mblodhi 6 vitet e fundit si taksë për infrastrukturën në arsim. Fakti që shkolla po mbyllet se do bëka ftohtë tregon që 35 mln eurot për arsimin nuk shkruan për të ndërtuar një funksion për ngrohjen e shkollave,” shtoi Bakiu.

Më tej PD akuzoi kryebashkiakun e Tiranës se vetëm për këtë vit ka tenderuar mbi 175 mijë euro për ngrohje, por në shkollat e kryeqytetit nuk ka ngrohje. Sipas PD situata është alarmante edhe në zonat e thella duke treguar dështimin qeverisë.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts