Friday, April 19, 2024
HomePolitikëBasha poston videon nga takimi në Durrës: Demokratët janë të bashkuar në...

Basha poston videon nga takimi në Durrës: Demokratët janë të bashkuar në qëllimin e tyre për të ndërtuar një të ardhme më të mirë

-

“Demokratët janë të bashkuar në qëllimin e tyre për të ndërtuar një të ardhme më të mirë”. Kështu deklaron Kreu i PD-së Lulzim Basha, i cili ka publikuar sot pamje nga takimi në Durrës. Basha shkruan se ky ndryshim që kemi nisur nga vetja është përcaktues për fatet e vendit sepse si do të jetë Partia Demokratike sot, do të jetë Shqipëria nesër.

“Ditë pas dite shqiptarët po binden se demokratët janë të bashkuar në qëllimin e tyre për të ndërtuar një të ardhme më të mirë. Mënyra si ne shpalosim me qytetari vizionin që kemi për politikën, për luftën kundër korrupsionit, për zhvillimin e vendit, duke reflektuar me sinqeritet mbi të shkuarën tonë, për të davaritur hijet që na kanë ndarë nga pjesa më e shëndetshme e shoqërisë shqiptare. Ky ndryshim që kemi nisur nga vetja është përcaktues për fatet e vendit sepse si do të jetë Partia Demokratike sot, do të jetë Shqipëria nesër”, deklaron kreu i PD.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts