Sunday, December 4, 2022
HomePolitikëBardh Spahia dhe Voltana Ademi mes kandidatëve të PD-së Berishës për bashkinë...

Bardh Spahia dhe Voltana Ademi mes kandidatëve të PD-së Berishës për bashkinë e Shkodrës

-

Bardh Spahia dhe Voltana Ademi janë kandidatët e propozuar nga PD e Berishës për bashkinë e Shkodrës në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.

Grupi i Rithemelimit të PD, në Shkodër, ka depozituar emrat e kandidatëve për primaret në Bashkinë e Shkodrës. Ora 24 e ditës së martë ka qenë edhe afati i fundit, për dorëzimin e emrave dhe kandidatët potencialë për Bashkinë e Shkodrës kanë plotësuar dokumentacionin e kërkuar dhe formularin që është kërkuar nga grupi drejtues i mbështetësve të ish-Kryeministri Berisha.

Ashtu siç pritej, dy emrat potencialë në listë janë ish zv/Ministri i Shëndetësisë Bardh Spahia, i cili vjen në këtë garë si e kandidati më i votuar në zgjedhjet e 25 prillit, por nuk e mori dot mandatit për shkak se ishte renditur i shtati në listë. Ndërkohë që emri tjetër ashtu siç flitej është edhe ai i kryetares aktuale të Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,595FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts