Friday, March 29, 2024
HomesocialeINSTAT: Në 2021 Shqipërinë e kanë vizituar 717 mijë më pak turistë

INSTAT: Në 2021 Shqipërinë e kanë vizituar 717 mijë më pak turistë

-

Shqipëria ka shënuar rënie të personave që kanë zgjedhur të vizitojnë vendin tonë gjatë 2021-shit. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT janë rreth 9.6 milionë shtetas të huaj dhe shqiptarë që kanë zgjedhur të kalojnë pushimet, apo vizitojnë të afërmit e tyre në Shqipëri.

Në raport me vitin 2020, kur kufijtë u mbyllën për pjesën më të madhe të vitit për shkak të pandemisë së koronavirusit, ka një rritje prej rreth 4.2 milionë vizitash.

Por nëse krahasojmë shifrat e raportit të fundit të Instituti i Statistikave me ato të vitit 2019 dhe 2018 vihet re një rënie e ndjeshme, me disa milionë vizita në vit.

Hyrjet e turistëve të huaj në 2019-ën kanë arritur në 6.4 milionë, ndërkohë viti që lamë pas ka regjistruar rreth 717 mijë vizitorë më pak. Ky hendek thellohet po të llogarisim edhe emigrantët shqiptarë, të cilët nuk kanë zgjedhur Shqipërinë për të kaluar pushimet gjatë 2021-s.

Në vitin që lame në territorin shqiptar janë kthyer 3.92 milionë emigrantë, ndërkohë që në 2019-ën ishin 5.69 milionë, pra në rënie me 1.76 milionë individë.

Në total turizmit gjatë vitit të kaluar i munguan rreth 2.47 milionë turistë krahasuar me vitin para pandemisë.

Ndërkohë, shifrat sipas shteteve tregojnë se Kosova shpëtoi turizmin shqiptar edhe në vitin 2021 ashtu siç ndodhi edhe gjatë vitit të pandemisë.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts