Saturday, August 13, 2022
HomePolitikëDrejtori i Policisë, Gledis Nanio mesazh qytetarëve: Bashkëpunoni për të luftuar krimin

Drejtori i Policisë, Gledis Nanio mesazh qytetarëve: Bashkëpunoni për të luftuar krimin

-

 

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, u është drejtuar qytetarëve me një mesazh për më shumë bashkëpunim, mbështetje dhe besim të ndërsjellë. Sipas kreut të uniformave blu ky bashkëpunim ka si qëllim goditjen e krimit dhe ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë.

Pasi ka përfunduar analizat vjetore dhe ka bërë bilancin e punës se drejtorive ne qare, kreu i uniformave blu Gledis Nano ka një mesazh për qytetaret.

Drejtori i përgjithshem i policisë u kërkon qytetareve që të kene sa me shume bashkëpunim me policine, por nga ana tjetër kërkon edhe bashkëpunimin me ta.

“Policia e Shtetit është angazhuar me të gjithë kapacitetin e saj njerëzor dhe logjistik për t’u përballur dhe për të goditur me vendosmëri krimin e organizuar dhe çdo dukuri, grupim apo ata individë që lidhen ose janë pjesë e integruar e krimit në përgjithësi. Kjo përballje është luftë pa kthim e pa kompromis, për të arritur rezultatin që e presim bashkërisht: një jetë të denjë për të gjithë dhe ndaj të gjithëve”, shkruan Gledis Nano në mesazhin e tij drejtuar qytetarëve.

Madje Nano sqaron edhe arsyet se pse ka shkuar në çdo drejtori policie për analizat vjetore.

“Analizat e punës që zhvilluam në çdo qark të vendit, nuk kishin aspak për qëllim radhitjen e sukseseve dhe trumbetimin e tyre si triumfe ose propagandë deliruese nëpër media, por nxjerrjen në pah të mangësive, me qëllim ndreqjen e tyre, gjetjen e metodave më rezultative për të goditur krimin, me të gjithë fuqinë që na jep ligji, si edhe rikonceptimin e qasjes ndryshe dhe të një marrëdhënieje të re me qytetarët nga ana e strukturave të Policisë së Shtetit”.

Drejtori i përgjithshem i policise beson se policia në bashkepuinim me qytetaret do të luftoje kriminalitetin për të pasur një të ardhme të sigurt.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,432FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts