Saturday, April 27, 2024
HomePolitikëRama: Mbi 81 mijë qytetarë të përfshirë te Këshillimi Kombëtar

Rama: Mbi 81 mijë qytetarë të përfshirë te Këshillimi Kombëtar

-

 

Numri i qytetarëve që marrin pjesë në Këshillimin Kombëtar, rritet çdo ditë. Mbi 81 mijë qytetarë kanë plotësuar deri më tani pyetësorin.

“81,295 qytetarë janë përfshirë deri tani në Këshillimin Kombëtar 64,037 i kanë dhënë opinionet e tyre përmes platformës https://keshillimikombetar.al dhe mbi 17,258 kanë kthyer me postë pyetësorët e plotësua! Faleminderit të gjithëve me garancinë se opinioni i tyre do të dëgjohet me respekt”, shkruan kryeministri Rama në Facebook.

Kreu i qeverisë ka falënderuar të gjithë qytetarët që e kanë plotësuar formularin dhe ka dhënë garancinë se opinioni i tyre do të dëgjohet me respekt.

“Le të dëgjojmë njëri-tjetrin si shqiptarë, si qytetarë, si njerëz të këtij vendi, duke dalë nga llogoret politike për t’u bashkuar në hapësirën e debatit për shtëpinë tonë, Shqipërinë”, tha Rama.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts