Saturday, May 4, 2024
HomePolitikëZgjedhjet e 6 marsit, koalicioni Berisha-Kryemadhi prezantojnë logon

Zgjedhjet e 6 marsit, koalicioni Berisha-Kryemadhi prezantojnë logon

-

“Shtëpia e Lirisë”, koalicioni Berisha-Kryemadhi  ka prezantuar sot logon e re me të cilën do të garojnë  në zgjedhjet e 6 marsit.

“Shtëpia e Lirisë”, është emri nën të cilin do të kandidojnë kandidatët e Komisionit Për Rithemelimin e Partisë Demokratike në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.

Sali Berisha i cili doli në krah të kandidatëve për t’i prezantuar ata, nuk zbuloi vetëm emrin e koalicionit por edhe faktin se pjesë do të jetë Lëvizja Socialiste për Integrim.

“LSI është pjesë e këtij koalicioni dhe po shikohet modaliteti që përcakton ligji” tha Berisha dje, 31 janar.

Ai zbuloi dhe emrin e koalicionit dhe se me çfarë sigle do të përfaqësohen.

“Logoja do të jetë e re. Koalicioni do të quhet “Shtëpia e Lirisë” dhe do të ketë logon e vet. Në çdo koalicion logoja nuk është më e partisë por e koalicionit.”

Berisha tha se po negociohet dhe me parti të tjera ndërsa paralajmëroi Ramën se “do ta paguajë shtrenjtë konfiskimin e logos”

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts