Thursday, August 11, 2022
HomePolitikëBalla dhe Alibeaj debate në Kuvend: Rregullorja nuk është llastik!

Balla dhe Alibeaj debate në Kuvend: Rregullorja nuk është llastik!

-

Zgjatja e afateve të organeve të Vettingut është bërë temë për debat në nisje të seancës plenare në Kuvend, mes kreut të grupit të PD Alibeaj dhe kreut të grupit të PS, Balla.

Enkelejd Alibeaj tha se i gjithë procesi i zhvilluar deri më tani është bërë në mënyrë të njëanshme nga mazhoranca, ndërsa shton se ndërhyrjet në Kushtetutë duhet të jenë sa më të pakta dhe të harmonizuara mes palëve.

Ndërsa Taulant Balla teksa tha se duhet të marrë fund politizimi i kësaj çështjeje, kërkoi që zgjatja e afateve të organeve të Vettingut të futet në rend dite në seancën e 10 shkurtit. Kjo kërkesë u miratua në Kuvend!

Pjesë nga diskutimet:
Alibeaj: I gjithë procesi i zhvilluar deri tani është i njëanshëm. I gjithë procesi për ndërhyrjen në Kushtetutë ka qenë i njëanshëm. Kushtetuta është akti, ku duhet të ndërhyhet sa më pak. Procedurat për të gjitha iniciativat parlamentare për ndërhyrjet në Kushtetutë duhet të jenë të harmonizuara. Kam dhe një kërkesë tjetër, që nuk ka lidhje me këtë çështje. Bëhet fjalë për një kërkesë tonën që është depozituar që në dhjetor, me veprimtarinë dhe ecurinë e komisionit hetimor për inceneratorët.

Balla: Ndryshimet kushtetuese janë të tilla, që afatet janë të përcaktuara me shumë rigorozitet nga ana e vet Kushtetutës. Asnjëri prej nesh në këtë sallë nuk mund t’i shmanget detyrimit që vendos rregullorja, që ndryshimet e kaluara në mbledhjen e përbashkët të Këshillit të Legjislacionit, kanë një afat 14-21 ditor. Kjo hapësirë mes datës 10 shkurt dhe 17 shkurt është hapësira e vetme që ka lënë rregullorja. Nuk na ka lënë rregullorja asnjë hapësirë për të negociuar apo interpretuar, jemi të detyruar ta fusim në datën 10. Unë do të ftoja kolegët e PD që të kuptojmë rëndësinë e përmbylljes së këtij procesi. Nuk është një proces që duhet politizuar apo që duhet bërë pjesë e agjendave të tjera të forcave të tjera politike në Kuvend. Zgjatja e afateve të mandatit të Vettingut duhet bërë, pasi ky është një proces i suksesshëm i pastrimit nga persona të korruptuar, me lidhje kriminale dhe të paaftë për të bërë drejtësi. Duhet të tejkalojë agjendën politike të secilit prej nesh kjo çështje. Nuk janë propozimet e PS, por janë nevoja që ka Shqipëria për të çuar përpara këtë proces. Unë nuk mund ta konsideroj rregulloren e Kuvendit llastik. Prandaj për ta mbyllur këtë çështje do të sugjeroja që seanca të shprehej me votë për përfshirjen në rend dite në seancën e 10 shkurtit zgjatjen e afateve të organeve të Vettingut. Biem të gjithë dakord se procesi i Vettingut duhet të vazhdojë. Duhet të marrë fund politizimi për këtë çështje.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,434FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts