Wednesday, May 1, 2024
HomePolitikëBerisha: Fyerje dhe kërcënim për çdo shqiptar, kapitullim i argatit të Beogradit...

Berisha: Fyerje dhe kërcënim për çdo shqiptar, kapitullim i argatit të Beogradit në Tiranë. Parlamenti të votojë me urgjencë…

-

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur në parlament për letrën e ambasadës ruse drejtuar shtetit shqiptar.

Ai e cilësoi një letër kërcënuese dhe një fyerje dhe një kërcënim për çdo shqiptar. Sipas tij është fund e krye kapitullim i argatit të Beogradit në Tiranë.

“Dua të dënoj këtu letrën kërcënuese të ambasadës ruse këtu në Tiranë drejtuar Shqipërisë dhe dua të theksoj se letra është një fyerje dhe kërcënim për çdo shqiptar dhe është rrjedhojë fund e krye të kapitullimit të argatit të Beogradit në Tiranë Edvin Kristaq Rama para një shantazhi, primitiv, të paprecedentë me të cilin përballet Evropa dhe NATO-ja. Sot Rusia tejkalon si forcë e së keqes çdo forcë në kërcënim që ka njohur historia, kërcënon të përdorë armë bërthamore kundër vendeve të lira, të pushtojë një vend fqinj, bazuar në doktrinën e sovranitetit të kushtëzuar të Brezhnjevit, të përpiqet të shkatërrojë NATO-n dhe vendi i vetëm që ka heshtur si fije bari, është një vend anëtar i NATO-s, por një vend që ka një qeveri të drejtuar nga një argat i Beogradit, vasal i Vuçiçit”, deklaroi Berisha.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts