Wednesday, November 30, 2022
HomePolitikëDeputetja Luljeta Bozo kundër uljes së taksave: Shteti paguan 80% të energjisë,...

Deputetja Luljeta Bozo kundër uljes së taksave: Shteti paguan 80% të energjisë, nga t’i nxjerrë këto lekë?

-

Deputetja socialiste Luljeta Bozo, thotë se qytetarët duhet të solidarizohen me situatën që ka mbërthyer vendin. Duke folur për pensionet, inxhinierja thotë se shtesa prej 3.000 lekësh e llogaritur si subvencion për përballimin e rritjes së çmimeve për produktet e shportës, është llogaritur dhe në bazë të inflacionit.

”Duhet të jemi shumë objektiv që të gjithë që të sinjalizojmë atje ku duhet kur shikojmë që nuk ecën një gjë. Duhet të dini që pensionet nuk dalin nga puna që kanë bërë njerëzit. Njerëzit që kanë punuar para 30-40 vitesh kanë paguar sigurime, janë prishur raportet”.

Për të heqja e TVSH-së, nuk do të ndikonte për të sjellë uljen e çmimeve për produktet e shportës dhe të hidrokarbureve. ”Ulja e TVSH-së për konsumatorin nuk ka asnjë rezultat. Shteti subvencionon 80% të energjisë, të asaj që ne paguajmë në shtëpi, po nga t’i nxjerrë këto lekë shteti?”.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,590FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts