Tuesday, August 9, 2022
HomePolitikëRama me furnizuesit e produkteve ushqimore bazë: Kemi krijuar garancinë sovrane, nëse...

Rama me furnizuesit e produkteve ushqimore bazë: Kemi krijuar garancinë sovrane, nëse nuk ju shiten rezervat do t’i marrë shteti

-

Kryeministri Edi Rama në takimin e tij me importuesit, eksportuesit dhe përfaqësuesit e zinxhirit për mallrat e shportës tha se qeveria do të krijojë garancinë sovrane për këtë kategori tregtarësh.

Ky instrument i jep mundësinë çdo furnizuesi që të blejë mallra për t’i mbajtur rezervë, ndërsa Rama tha se nëse produktet nuk shiten, do të jetë shteti ai që do t’i mbajë.

Ju falënderoj sepse jemi realisht mirënjohës për ndjeshmërinë dhe gatishmërinë e shprehur jo me fjalë por me fakte që të bëheni pjesë e kësaj përpjekje të përbashkët në këtë hallë të madh që ka zënë të gjitha vendet si rezultat i një kombinimi realisht shumë unik. Nga kriza energjetike te kriza e zinxhirit të furnizimit, për shkak të luftës në Ukrainë në radhë të parë që ka impaktuar të gjitha marrëdhëniet tregtare. Natyrisht që jemi të vetëdijshme që kjo përpjekje dhe krijimi i dy bordeve që kemi ngritur për të adresuar këtë problem., është një përpjekje anti-sistem, pasi nuk është e natyrshme, as e këshillueshme, ndërkohë që kemi zgjedhur tregun e lirë shteti të ndërhyjë për të vendosur tavane e kështu me radhë. Për ketë arsye e kemi bërë këtë gjë në mënyrë të sjellshme ndaj sistemit, duke përfshirë edhe ju.

Ndërkohë ne e mirëkuptojmë shumë situatën tuaj edhe të pasigurisë në financim, por edhe të përgjithshmen. Ne kemi vendosur garancinë sovrane, që ju të mund të merrni dhe ta përdorni me garanci të plotë të shtetit, çdo kredi për të marrë edhe më shumë furnizim se zakonisht, për ta pasur më afatgjatë me mirëkuptimin e shkruar që çdo gjë që do të mbetet do ta marri shteti. Nuk do t’iu mbetet e prashitur, s’do të humbisni paratë nga një investim me përgjegjshmëri sociale dhe jo thjesht biznesi për të qenë aty. Kjo garanci sovrane është që të gjitha ata që janë të përfshirë në zinxhirin e furnizimit të kenë mundësi të investojnë dhe shpenzojnë siç duhet. Kjo është rezervë dhe shtetërore në të njëjtën kohë. Ju do ta përdorni siç përdorni zakonisht rezervat, por nëse mbetet do ta marrë shteti”, tha ai.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,433FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts