Friday, March 29, 2024
HomePolitikëAlibeaj thërret mbledhjen e grupit të PD pa Berishën. Ish-kryetari paralajmëron…

Alibeaj thërret mbledhjen e grupit të PD pa Berishën. Ish-kryetari paralajmëron…

-

Partia Demokratike ka lajmëruar këtë të enjte një mbledhje të grupit parlamentar, e programuar për të nisur në orën 09:00.

Edhe pse, kreu i grupit parlamentar, Enkelejd Alibeaj tha se në këtë mbledhje nuk do të jetë i ftuar Sali Berisha, ish-kryeministri e ka konfirmuar pjesëmarrjen. Ai u shpreh për mediat, se do të jetë i pranishëm në mbledhje, pasi ky sipas tij është vullneti i demokratëve në Kuvendin e 11 dhjetorit dhe zgjedhjet e 6 marsit.

“Përshëndetje!

Nesër në orën 09:00 do të zhvillojmë mbledhje grupi në seli.

 

 

Ju faleminderit!”, thuhet në mesazhin që i ka dërguar grupit të PD-së, Arbi Agalliu, sekretar i grupit.

Ndërkohë, pyetjes së gazetarëve nëse do të jetë i pranishëm në mbledhje Berisha iu përgjigj:

“I pari që do të jetë në atë mbledhje është Sali Berisha. Sali Berisha ka një detyrim madhor absolut nga Kuvendi i 11 dhjetorit, të konfirmuar me referendumin e 18 dhjetorit dhe me zgjedhjet e 6 marsit. Nuk e di nëse zoti Alibeaj të jetë shprehur kështu dhe nëse ju ka autorizuar ju”, tha Berisha.

Sakaq, kujtojmë se pas dorëheqjes së Bashës nga posti i kryetarit, drejtimin e PD e mori Alibeaj, ndërkohë që pak ditë më vonë Gjykata Civile e Tiranës njohu zyrtarisht statutin e Kuvendit të 11 dhjetorit, të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Me njohjen e këtij statuti, u njoh edhe grupi i Rithemelimit të PD-së si dhe vendimet për shkarkimin e drejtuesve demokratë. Pas këtij vendimi, Grupi i Rithemelimit shkoi në selinë e PD, ku kërkoi që të uleshin për bisedime me drejtuesit demokratë, në qëllim të bashkimit të demokratëve.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts