Wednesday, August 17, 2022
HomePolitikëRama e përsërit në Kuvend: Sa të jetë kjo qeveri, taksat e...

Rama e përsërit në Kuvend: Sa të jetë kjo qeveri, taksat e naftës nuk hiqen

-

Kryeministri Edi Rama përsëriti qëndrimin e tij se taksat e naftës nuk do të lëvizin sa kohë vendin do ta drejtojë qeveria e tij.

Rama: Është e pandershme, nuk ka asnjë nder në të bërit të avokatisë së heqjes së cilësdo qoftë taksë të naftës. E kam thënë dhe e përsëris, deri kur të jetë këtu kjo qeveri ato taksa nuk lëvizin.  Nuk lëvizin as me fakte alternative të fabrikuara për luftë politike, as me shpifje akuzash, as me protesta dhe asgjë tjetër. Ajo që ka rëndësi për ne është të mos lëvizë çmimi i energjisë deri kur do të mudemi ta mbajmë.

Rama qëllimi i qeverisë në këtë moment nuk është lehtësimi i pozitës së atyre që kanë më shumë.

Rama: Ata që kanë më shumë duhet të mbajnë më shumë barrë por të lehtësohen ata që kanë më pak.Shumë gra që shkojnë në punë nuk shkojnë me autoveturë por autobus dhe shumë shqiptarë që lëvizin nga një qytet në tjetrin  nuk lëvizin me autoveturë por autobus. Nuk mundet tu faturojmë këtyre asgjë nga barra e krizës por duhet të bëjmë këtë që po bëjmë sot. Të paguajmë për ta në mënyrë që sistemi i  transportit të vazhdojë dhe mos falimentojë se kriza është reale dhe jo fantazi por ama në biletën e tyre të mos ketë asnjë rritje çmimi.

Rama përsëriti se Rusia dhe Ukraina që sot janë në luftë, janë burimet më të rëndësishme për Europën dhe për botën në furnizimin me shumë prej lëndëve bazë.

Rama: Flasim për vajin. Sot në Gjermani nuk shkon dot në supermarket dhe të blesh sa të duash vaj. Është fakt. Kjo po shtrihet kudo për shkak se është problem furnizimi, problem rezervash. Kur Ukraina furnizon me vaj më shumë se 40% të konsumit të Europës si mund të diskutohet kjo. Ajo që shtrohet sot nuk është çfarë furnizohet sot por se mbjelljet për prodhimet e reja të vajit bëhen tani, në mars, jo si gruri më vonë.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,434FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts