Friday, April 26, 2024
HomePolitikëMeta: Ndalja e rrënimit të bujqësisë dhe blegtorisë është detyrim patriotik!

Meta: Ndalja e rrënimit të bujqësisë dhe blegtorisë është detyrim patriotik!

-

Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka reaguar në rrjetin social ‘Facebook’ pas deklaratës së një fermeri i cili është shprehur se rrezikon t’i mbyllet stalla.

Meta shkruan se drama e blegtorë është ulur këmbëkryq prej kohësh në vend. Gjithashtu presidenti thekson se vetëm në tre vite, u arrit të zhbëhet prodhimi i qumështit dhe mishit vendas, duke përgjysmuar numrin e bagëtive nga mospagesat e blegtorëve dhe zgjedha e taksave dhe e tatimeve më e rënda në Europë.

Statusi:

Dëshpërimi i Syrjait, i cili paralajmëron mbylljen e stallës së lopëve të tij, krahas shumë bashkëfermerëve të cilët i kanë mbyllur ato prej kohësh, është drama e blegtorisë, sektorit të traditës shqiptare. Vetëm në tre vite, u arrit të zhbëhet prodhimi i qumështit dhe mishit vendas duke përgjysmuar numrin e bagëtive, nga mospagesat e blegtorëve dhe zgjedha e taksave dhe e tatimeve më e rënda në Europë.

 

 

Kjo nuk është thjesht zhbërja e bujqësisë dhe e blegtorisë, por edhe e vetë Shqipërisë.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts