Friday, April 26, 2024
HomeAktualitetVranësira dhe shi, çfarë ka rezervuar moti për sot

Vranësira dhe shi, çfarë ka rezervuar moti për sot

-

Pjesa e parë e ditës sot do të jetë në ndikimin e vranësirave të shumta të cilat më të fokusuara do të jenë në zonat Veriore dhe pjesërisht Qendrore, ku pritet që të sjellin dhe shira të pakët.

Por herë pas here do të ketë dhe rrebeshe të përkohshme shiu. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës pritet përmirësim gradual i motit, si fillim në zonat Jugore dhe Qendrore e më pas dhe në zonat Veriore të territorit Shqiptar, sipas Meteo Alb.

Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 20°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.

Rajoni dhe Evropa

Evropa Lindore do të përfshihet nga vranësirat e shumta të cilat do të sjellin reshje dëbore.

Po ashtu në ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme do të paraqitet pjesa me e madhe e Evropës Qendrore dhe pjesërisht Jugu i kontinentit, ku vranësirat e shpeshta do të gjenerojnë reshje shiu të shoqëruara me mini stuhi ere.

Ndërsa Ishujt Britanik dhe gadishulli Skandinav do të mbizotërohen nga kthjellimet dhe kalimet e vranësirave.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts