Friday, April 26, 2024
HomeAktualitetShqipëria përfshihet nga cikloni mesdhetar, erë e fortë në bredget

Shqipëria përfshihet nga cikloni mesdhetar, erë e fortë në bredget

-

Qëndra ciklonike e pozicionuar në gadishullin Apenin po zhvendoset drejt brigjeve të Adriatikut duke ndikuar stuhi dhe erë të fortë në vendin tonë gjate ditës së sotme.

Moti do të jetë me vranësira të dendura dhe reshje me stuhi në zonën e Shkodrës dhe verilindje, ndërsa zona e ulët dhe jugu do të jetë me vranësira dhe kthjellime. Era do të jetë e vrullshme me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 20-25 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 7 me lartësi vale 2,0 deri në 3,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zona malore       8/20°C
Zona e ulët          12/25°C
Zona bregdetare  14/25°C

Kosova, e Premte data 22 Prill 2022

Moti do të jetë me vranësira reshje shiu dhe rrebeshe. Era do të jetë me drejtim Jug 15-20 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre 7°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të arrijnë vlerën 19°C -24°C .

E Shtunë 23 Prill 2022

Moti do të jetë me  vranësira kthjellime dhe reshje me të pakta në mesditë. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 10-12 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4  me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në mesditë.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zona malore       8/19°C
Zona e ulët          8/23°C
Zona bregdetare  12/22°C

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts