Wednesday, August 17, 2022
HomeAktualitetRriten temperaturat, njihuni me parashikimin e motit për sot

Rriten temperaturat, njihuni me parashikimin e motit për sot

-

Vijon dominimi i kthjellimeve dhe vranësirave të lehta në vijën bregdetare dhe zonat e ulëta. Ndërsa, me vranësira disi më të dendura dhe intervale të shkurta kthjellimesh paraqiten zonat malore.

Sipas MeteoAlb, orët e pasdites dhe në vijim largojnë vranësirat nga i gjithë territori duke ja lënë vendin kthjellimeve të shumta.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 24°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi Jugperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Rajoni dhe Europa

Një ciklon me origjinë në Antlantikun e veriut do të diktojë kushtet e motit në Europën veriore dhe atë Lindore  duke sjellë reshje shiu në Britaninë e Madhe, Europën Qëndrore si edhe dëbore dhe ngrica në Lindje të kontinentit.

Ndërsa Brigjet e Egjeut dhe Europa Jugperëndimore do të jenë në ndikimin e kthjellimeve dhe temperaturave të larta. Po ashtu me mot të qëndrueshëm MBETET gadishulli Iberik dhe ai Ballkanik.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,434FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts