Friday, September 30, 2022
HomePolitikëOrganizohet në Presidencë festivali kombëtar i restoranteve e bujtinave. Meta: Vit shpresëdhënës...

Organizohet në Presidencë festivali kombëtar i restoranteve e bujtinave. Meta: Vit shpresëdhënës për turizmin

-

Në institucionin e Presidencës është organizuar Festivali Kombëtar i Bujtinave, Restoranteve dhe Prodhuesve Vendorë Turistikë. Të pranishëm në këtë aktivitetin janë edhe përfaqësues të industrisë së turizmit. Presidenti Ilir Meta tha gjatë fjalë së tij se ky është një vit shpresëdhënës për turizmin, teksa vlerësoi punën e bërë nga përfaqësuesit e restoranteve dhe bujtinave në të mirë të fuqizimit të ekonomisë.

Ne krenohemi me kulinarinë e cila na lë përshtypje shumë të forta. Faleminderit për të gjitha ato produkte që keni sjellë sot. Sa i takon stomakut të zotit Bujar, ai do të ketë probleme. Të nderuar përfaqësues, mjeshtra të kuzhinës sonë, jam krenar të jemi sot sëbashku. Sot e keni stolisur këtë institucion me prezencën tuaj , me njerëz të punës,. Të nderuar përfaqësues të turpit diplomatik, mirë se keni ardhur. Prania juaj sot e bën edhe më të larmishme këtë ngjarje, një falënderim shkon për shoqatën e restoranteve dhe kryetarin e saj. Ju miq që bashkëjetoni me turizmin na keni bërë krenar. Është puna e juaj së bashku me fermerë ,blegtorë , prodhues keni marrë një peshë të madhe jo vetëm për rritjen e ekonomisë së vendit por edhe të sipërmarrjeve të vogla. Vendi ynë ngjall shumë interes jo vetëm për mikpritjen por edhe për kulinarinë tonë. Sot kemi mundur të krijojmë një kuzhinë të markës shqiptare. Të nderuar mjeshtër të mëdhenj të kuzhinës…”, tha presidenti Meta.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,508FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts