Saturday, April 27, 2024
HomePolitikëRama sulmon opozitën në Kuvend: Budallallëku në partinë tuaj sëmundje ngjitëse

Rama sulmon opozitën në Kuvend: Budallallëku në partinë tuaj sëmundje ngjitëse

-

Koncesioni për Butrintin ka përplasur në Kuvend kryeministrin Edi Rama dhe deputetët e opozitës. Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama iu drejtua opozitës duke u thënë se Butrintin do ta shpëtojnë dhe do ta bëjnë ashtu siç duan.

Një temë interesante për të rikthyer dallimin si nata me ditën mes jush që s’dini çfarë flisni dhe nesh që dimë çfarë bëjmë. Dhe dua të kujtoj që sot e gjithë ditën ka një pretend fizik për Butrintin si pronë familjare me pronën të njohur nga ju.

I keni njohur pronën në Butrint një subjekti fizik, keni pranuar se sot jeton stër stërnipi i atyre që ndërtuar teatrin antik. Këta jeni ju. Dhe budallallëku në familjen tuaj është sëmundje ngjitëse, e keni në ADN e partisë të trashëgoni budallallëkun brez pas brezi dhe ta bazoni përsiatjen politike, ndaj jeni katandisur kështu e do katandiseni më keq se kështu.

Vini flisni për vlerat e trashëgimisë ju, që kulturualisht jeni kërcënimi më i madh, jeni agresion permanent mbi shoqërinë tonë. Ju që kërkoni ta ktheni Shqipërinë në kohën kur luftonte me Amerikën”,- u shpreh Rama.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts