Tuesday, August 16, 2022
HomePolitikëNis procedura e zgjedhjes së Presidentit, Alibeaj merr pjesë në emër të...

Nis procedura e zgjedhjes së Presidentit, Alibeaj merr pjesë në emër të PD

-

Ashtu siç është përcaktuar, sot nisin zyrtarisht procedurat për zgjedhjen e presidentit të ri të Republikës. Me mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve do të përcaktohet dhe axhenda për raundet e votimit në Kuvend.

Konferenca e Kryetarëve është parashikuar që të nisë në orën 12:30, ku të pranishëm do të jenë kryetarët e grupeve parlamentare. Kujtojmë se grupi i punës së ngritur nga maxhoranca, i përbërë nga Taulant Balla, Damian Gjinkuri dhe Elisa Spiropali, ka mbledhur propozimet e deputëtëve të PS-së të cilët kanë dorëzuar një zarf, me 3 emra kandidatësh.

Ndërkohë, në mbledhje është ftuar që të marrë pjesë edhe Enkelejd Alibeaj, në cilësinë e kreut të grupit të PD-së, edhe pse u shkarkua nga Kuvendi i 30 prillit.
Përcaktohet që deri në raundin e tretë palët mund të votojnë një emër konsensual.

Por nëse nuk ndodh kjo gjë, atëherë maxhoranca mund ta zgjedhë e vetme me 71 vota në raundin e 4-të dhe të 5-të presidentin e ri. Në deklaratat e tij kryeministri Edi Rama ka përsëritur disa herë se maxhoranca i ka votat për të zgjedhur presidentin e ri, ndërsa ka përjashtuar mundësinë që kreu i shtetit do të jetë nga radhët e PS.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,434FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts