Friday, April 26, 2024
HomePolitikëRama flet për integrimin në BE: Shtegu drejt së ardhmes, i vështirë....

Rama flet për integrimin në BE: Shtegu drejt së ardhmes, i vështirë. Jemi peng i një bllokimi mes dy vendeve

-

Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në Konferencën e 18-të të Kryetarëve të Parlamenteve të Nismës Adriatiko-Joniane, foli për ndryshimet që ka pësuar Shqipëria dhe rrugën drejt BE, që ai e cilësoi proces neurotik.

Ai tha se Shqipëria është peng i një bllokimi mes dy vendeve, ndërsa shtoi se nuk duhet të tundohemi nga fantazmat e së shkuarës.

“Ky eveniment ishte i pamundur të përfytyrohej vite më parë. Dua të shtoj se masa e transformimit tonë në këtë cep të botës pasi dolëm nga përvoja e tmerrshme e diktaturës pasqyron shumë masën e barrës sonë më pak bujare me ne. Kësisoj shtegu drejt së ardhmes është i vështirë. Por besoj te shndërrimi që kemi parë te vendi ynë, është i pashembullt kur bëhet fjalë për thellësinë dhe ndikimin real mbi vendet dhe mbi njerëzit. Kemi bërë një rrugë të gjatë, e një rrugë të gjatë kemi përpara këtu në Shqipëri, ku historia na ka diktuar apo na caktoi një izolim të vështirë dhe të spikatur dhe sidoqoftë shkalla e transformimit është e madhe. Siç e shoh unë mundësitë e të sotmes janë po kështu shumë të mëdha. Të shkojmë drejt rrugës së forcimit së ardhmes drejt së shkuarës. Sa më thellë hyn në Ballkan, aq më thellë janë ato. Mësimi i kësaj lufte është i çmuar për të gjithë ne. Është moment i rëndësishëm në historinë tonë për ta bërë gjithçka të mundur për të ecur para për të bërë çdo gjë që mundemi për të forcuar bashkëpunimin tonë në këtë rajon për të ndërtuar sa më shumë ura të reja bashkëpunimi, ndërveprimi, shkëmbimi, midis njerëzve, midis bashkësive të biznesit dhe mes shteteve. Jemi shumë të vegjël në këtë rajon që të kërkojmë një ndryshim që në një periudhë të arsyeshme do i bëjë njerëzit tanë të barabartë në një hapësirë të Europës, por së bashku duke bashkuar forcat nuk jemi kaq të vegjël. Hapësira që mund të krijojmë mund të jetë shumë herë më tërheqëse për aktorët më të mëdhenj që të na shohin si mundësi për ta. Procesi drejt BE është proces neurotik. Shqipëria është peng i një bllokimi, midis fqinjit tonë, Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Është nga ato situata që BE mund ta krijojë. S’ka libër dhe përvojë dhe ndonjë shpjegim se si mund të trajtohet. Si mund të mbetesh peng i mosmarrëveshjeve mes dy vendeve. Por ja që kështu është, siç thoshte Donald Trump. Duhet të mos humbasim durimin dhe dëshirën për Europën”, -tha Rama.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts