Wednesday, August 10, 2022
HomePolitikëDitën e Europës, kryeparlamentarja Nikolla: Krenarë që Shqipëria është në anën e...

Ditën e Europës, kryeparlamentarja Nikolla: Krenarë që Shqipëria është në anën e duhur të përpjekjeve për mbrojtjen e vlerave evropiane

-

Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, ka uruar sot nëpërmjet një mesazhi përshëndetës 9 Majin, Ditën e Europës.

“9 Maji, Dita e Evropës, është dita më e shënuar në kalendarin evropian dhe ndër ditët më inspiruese të kalendarit botëror.

Është dita prej nga mori jetë ëndrra e bukur e Bashkimit Evropian, një ndër projektet më frymëzuese të qytetërimit bashkëkohor.

Është Dita e unitetit dhe e paqes, kundër ndarjeve dhe luftrave.

 

Bashkimi kundrejt ndarjes, paqja kundrejt luftës, solidariteti kundrejt etnocentrizmit, besimi kundrejt dëshpërimit, qytetërimi kundrejt barbarisë, modernizimi përballë arkaizmit, këto janë mesazhet që evropianët lexojnë nga ditëlindja e ëndrrës evropaiste.

 

Mesazhet e Ditës së Evropës janë kuptimplota sot, kur lufta nuk është më një kujtim i largët, kur retë e saj janë shfaqur në horizont dhe jeta e rreth 750 milionë banorëve të kontinentit është e rrezikuar.

Vlerat evropiane dhe evroatlantike janë udhëharta e përpjekjeve të njerëzimit për zhvillim, mirëqënie, kohezion, unitet, siguri e paqe.

Janë mburoja më e mirë prej rrezikut të sirenave të nacionalizmit, populizmit dhe sovranizmit të gënjeshtërt.

Ne jemi krenarë që Shqipëria është në anën e duhur të përpjekjeve për mbrojtjen e vlerave evropiane, qytetëruese, demokratike e perëndimore.”, shkruan Nikolla.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,433FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts