Wednesday, August 17, 2022
HomePolitikëMeta pret në Presidencë zv. kryetarin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së: Me...

Meta pret në Presidencë zv. kryetarin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së: Me rëndësi jetike avancimi i dialogut Serbi-Kosovë

-

Presidenti Ilir Meta ka pritur në Presidencë zëvendëskryetarin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, njëkohësisht Përfaqësuesit të Posaçëm të Asamblesë për Evropën Juglindore, Azay Guliyev dhe kryetarin e Pranisë së OSBE në Shqipëri, Vicenzo del Monaco.

Meta thotë se në fokus të diskutimeve ishin implikimet politiko-ekonomike të agresionit rus ndaj Ukrainës për vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Në kontekstin e zhvillimeve të fundit është me rëndësi jetike avancimi i dialogut Serbi-Kosovë, bashkëpunimi gjithëpërfshirës rajonal dhe nisja sa më parë e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, shton ndër të tjera Meta.

Postimi i plotë i Presidentit Ilir Meta:

 

 

Kënaqësi të prisja sot Zëvendëskryetarin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, njëkohësisht Përfaqësues i Posaçëm i Asamblesë për Evropën Juglindore, Z. Azay Guliyev dhe Kryetarin e Pranisë së OSBE-së në Shqipëri, Ambasador Vincenzo del Monaco.
Në fokus të diskutimeve ishin implikimet politiko-ekonomike të agresionit Rus ndaj Ukrainës për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Theksova se sfidë imediate e sigurisë për rajonin është zbatimi i agjendës destabilizuese të aktorëve të tretë që minon bashkëjetesën dhe demokracinë përmes faktorëve proxy.
Në kontekstin e zhvillimeve të fundit është me rëndësi jetike avancimi i dialogut Serbi-Kosovë, bashkëpunimi gjithëpërfshirës rajonal dhe nisja sa më parë e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Shpreha besimin e plotë në eksperiencën dhe kapacitetin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së për të kontribuar pozitivisht në zhvillimet demokratike dhe në forcimin e sigurisë e stabilitetit në të gjithë hapësirën e OSBE-së, e në mënyrë të veçantë në rajonin tonë.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,434FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts