Thursday, March 28, 2024
HomePolitikë‘Më vjen keq për Serbinë’/ Analistët sulmojnë ashpër Edi Ramën

‘Më vjen keq për Serbinë’/ Analistët sulmojnë ashpër Edi Ramën

-

Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Europës.

Lajmi është përshëndetur nga politika shqiptare, por ashtu siç mund të mendohej, kryeministri Rama tha se ne kete rast, i vjen keq per Serbine.

Deklaratat e tij kanë shkaktuar shumë zemërim në Shqipëri dhe Kosovë. Analisti kosovar, Gani Qarri tha se Rama ka mbështetur më shumë Serbinë.

“Sa u takon prononcimeve të Edvin Kristaq Ramës mbi keqardhjen, që ai jo vetëm me këtë rast, por në vijimësi, ka dëshmuar se ndjen thellë në zemër, për Vuçiçin dhe Serbinë, deklaratat e tij, nuk duhet ta habitin askënd, ngaqë ato, jo vetëm që nuk janë të parat, por që nga ardhja e tij në krye të qeverisë, ai më tepër ka mbështetur Serbinë dhe Aleksandër Vuçiçin se sa vetë shtetin e pavarur të Kosovës, bile shpesh herë edhe e ka kundërshtuar vazhdimësinë e tij, duke u pajtuar, apo edhe paraprirë ndarjes dhe ricopëtimit të shtetit tonë të ri, për t’i kënaqur orekset e Serbisë”, tha ai.

Kurse profesori Enver Bytyçi tha se Rama është shërbëtor i Beogradit.

“Duke folur nga Brukseli, kryeministri Rama u përgjigj edhe për pozicionin e Shqipërisë sa i përket aplikimit të Kosovës për t’u pranuar në Këshillin e Europës. Pasi përbetohet se “Kosova do ta ketë mbështetjen e Shqipërisë”, ai për rastin e këtij aplikimi tha se “Na vjen keq për Serbinë, por ne kësaj radhe do të mbështesim Kosovën”!

Në këtë fjali ai zbuloi faktin e njohur dhe thënë se radhët e shkuara Edi Rama ka mbështetur Serbinë dhe jo Kosovën. Në fakt kjo e vërtetë ka ndodhur rëndom në diplomacinë e qverisjes së tij. E kemi parë në përpjekjet për ndarjën e Kosovës, në bllokimin e njohjeve, në imponimin e saj për të hy në Open Jugosllavia e kështu me radhë!

Çdo moment kryeministri shqiptar shfaqet ai që është: – Një shërbëtor i Beogradit dhe rrënues i shtetësisë së Kosovës!” shprehet ai.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts