Thursday, April 25, 2024
HomePolitikëGjyqi me Blinken për ‘non-grata’, Berisha e pranon: Ka dy faktorë kundër...

Gjyqi me Blinken për ‘non-grata’, Berisha e pranon: Ka dy faktorë kundër meje në procesin ndaj Sekretarit të Shtetit

-

Ish kryeministri Berisha ka folur sot për procesin gjyqësor në Francë ndaj Sekretarit Amerikan të Shtetit, Blinken lidhur me shpalljen non grata.

Sipas tij në shqyrtimin gjyqësor ka dy faktorë që janë kundër këtij procesi që ka të bëjë me faktin se as Berisha dhe as Blinken nuk janë shtetas francezë dhe as shtetas të BE-së.

Megjithatë ai u shpreh se pasi të dalë vendimi i Gjykatës do të konsultohet me avokatin për të vijuar procesin.

Berisha: Gjyqin në francë po e ndjek me shumë angazhim avokati im që i kam dhënë besimin e plotë. Por ka faktorë pro dhe kundër meje. Kundër meje është fakti se as unë dhe as sekretari i shtetit nuk jemi shtetas francezë, por tani mund të them edhe diçka më shumë se nuk jemi shtetas të BE-së. nuk është në favor edhe fakti që Sekretari i Shtetit është personalitet me imunitet. Në favor timin janë dy faktorë: në një parim ndërkombëtar shpifja dënohet aty ku del. Edhe në Shqipëri mund të dënohej. Po imagjinoni ju të hapësh gjyq në Shqipëri. Së dyti vërtetë Sekretari i Shtetit është njeri me imunitet, por shpifja në themel nuk hyn në veprimtaritë zyrtare.

 

 

Se si do vendosë gjykatësi nuk e di, por procedura gjyqësore do të jetë e pandërprerë. Nëse këto faktorë dalin kundër meje, nëse thonë nuk je shtetas francez, apo shtetas i hapësirës së BE-së, pasi të studioj përgjigjen, do këshillohem me avokatin dhe do shoh hapësira të tjera. Do vazhdoj me rrugën gjyqësore dhe rrugën e transparencës. Gjer më sot janë 45 publike në mediat e ShBA-së dhe vendeve të tjera që kanë faktuar se s’ka asnjë provë e fakt. Është përdorur ligji për qëllime politike bazuar në shpifjet politike të Soros dhe Ramës.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts