Thursday, August 18, 2022
HomePolitikëKallëzim penal për zyrtaren më të lartë të Pronave, Manja: Tani radhën...

Kallëzim penal për zyrtaren më të lartë të Pronave, Manja: Tani radhën e ka SPAK të hetojë skemën e korrupsionit

-

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja në një konferencë për mediat ka ndarë rezultatet e hetimit disa mujor nga Antikorrupsioni.

Gjatë fjalës së tij Manja deklaroi se zyrtarë të lartë të trajtimit të pronave janë të përfshirë në korrupsion, ndërsa shtoi se ka kallëzim penal për zyrtaren më të lartë të Pronave, duke shtuar se është koha që SPAK të hetojë skemën e korrupsionit.

Kryeministri Edi Rama gjithashtu referuar deklaratës së ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja, theksoi se tashmë është radhe e SPAK të thellojë hetimet e veprimtarisë së këtyre individëve dhe të zbardh deri në fund skemat abuzive të vëna në veprim në shkelje të ligjit e në kurriz të qytetarëve.

 

 

“Njësia Antikorrupsion në veprim. Kjo është goditja më e rëndësishme deri tani e Njësisë Antikorrupsion të Ministrisë së Drejtësisë.  Pas një hetimi të gjatë të kësaj njësie, zyrtarja më e lartë e Agjencisë së Trajtimit të Pronave, drejtori i kompensimit financiar në këtë agjenci dhe një zyrtar tjetër, rezultojnë të implikuar në veprimtari abuzive përmes skemash abuzive, të cilat dyshohet fort se kanë prodhuar korrupsion domethënës. Është radha e SPAKUT të thellojë hetimet e veprimtarisë së këtyre individëve dhe të zbardh deri në fund skemat abuzive të vëna në veprim në shkelje të ligjit e në kurriz të qytetarëve”,. është shprehur Rama ne një reagim ne Facebook.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,441FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts