Friday, March 29, 2024
HomePolitikëA do ketë rrjedhje votash nga PD në raundin e katërt të...

A do ketë rrjedhje votash nga PD në raundin e katërt të Presidentit?

-

Enkelejd Alibeaj u shpreh i sigurt se nuk do të ketë rrjedhje votash nga opozita për tu bashkuar me maxhorancën në zgjedhjen e Presidentit në raundin e katërt.

Ai tha se e dinte që PS-ja do t’a prishte marrëveshjen për gjetjen e një Presidenti konsensual, por opozita nuk mund ta bojkotonte procesin.

Do merrni pjesë në raundin e katërt?

Ju e dini fare mirë që në raundin e katërt dhe të pestë Rama thotë “unë kam 71 vota”.

 

 

Do t’ju rrjedhin vota?

Unë besoj që grupi parlamentar ka mbajtur një qëndrim të qartë politik. Nuk ka asnjë mundësi që të çohet kjo që thoni.

Jeni penduar që u ulët me Ballën? Ndiheni të tallur?

Jo, as i penduar, i tallur jo e jo. Ne kishim përballë procesin e zgjedhjes së Presidentit dhe ai Meriton seriozitet në proces. Ju mund të thoni a e dinit që këta do e hanin fjalën? Edhe e dija. Morëm pjesë në proces për të mos vijuar me historinë e bojkotit. Ne e kishim detyrimin ndaj shqiptarëve.

Po për 2 reformat zgjedhore dhe elektorale ia keni besën PS-së?

Ne kemi detyrimin ndaj shqiptarëve. E dimë që jemi në opozitë, por dimë edhe që kjo maxhorancë i ka vjedhur votat. Por kjo nuk do të thotë që meqenëse këta kanë vjedhur votat, ne duhet të marrim pushimet dhe të mos marrim pjesë. Rregullat e grupit të opozitës janë të qarta. Duam të respektojmë vullnetin e deputetëve. Do të përballemi, do të themi fjalën tonë. Sfida është për të treguar nëse jemi të zotë për të përçuar nevojat, interesat të atyre që na kanë votuar. Nëse dështojmë këtu atëherë kemi dështuar, nëse nuk dështojmë atëherë kemi bërë detyrën tonë politike.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts