Monday, August 15, 2022
HomePolitikë“Bisedimet duhet të zhvillohen pas dhënies së plotfuqisë nga ana e Presidentit”,...

“Bisedimet duhet të zhvillohen pas dhënies së plotfuqisë nga ana e Presidentit”, VOA: Meta shprehu shqetësimin e tij…

-

Presidenti Meta shprehu sot shqetësimin e tij për mungesën e transparencës nga ana e qeverisë Rama lidhur me bisedimet me Greqinë për kufirin detar, shelfin kontinental dhe zonat ekskluzive ekonomike mes dy vendeve.

Zoti Meta kujtoi në një konferencë shtypi se autorizoi ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme në mars 2018 për këto negociata, por pas tre raunde bisedimesh me palën greke po atë vit, ai dhe kryeministri Rama ranë dakord që kreu i qeverisë të udhëhiqte personalisht negociatat me shtetin grek.

“Por nga ajo kohë zoti Rama nuk dërgoi në presidencë asnjë kërkesë për autorizim. Kryeministri jo vetëm me opinionin publik, por dhe me Presidentin e Republikës, nuk ka qenë transparent, dhe asnjë kërkese të Presidentit për informacion nuk i është sjellë një përgjigje shteruese dhe serioze nga ana kryeministrit dhe ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme” – tha zoti Meta.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,432FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts