Tuesday, April 23, 2024
HomePolitikëManastirliu në Kongresin XII Europian: Nis transformimi i kujdesit parësor, psikologë në...

Manastirliu në Kongresin XII Europian: Nis transformimi i kujdesit parësor, psikologë në qendrat shëndetësore

-

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka marrë pjesë në Kongresin XII Europian, të organizuar nga Federata Mjekët Shqiptarë në Europë në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Urgjencës Mjekësore. Në fjalën e saj, Manastirliu tha se në fokus të punës së Ministrisë është transformimi i kujdesit parësor, duke i kthyer qendrat shëndetësore në qendra socio-shëndetësore.

“Programi i transformimit të kujdesit parësor me qendrat socio-shëndetësore do të nisë këtë vit. Vlerësojmë se 50 psikologët e punonjësit socialë do të përfshihen menjëherë në qendrat e përcaktuara të fazës së parë të këtij programi, brenda këtij viti, e më pas, duke vijuar me shtrirjen e këtij programi në strukturat e specializuara të qendrave shëndetësore, që do të klasifikohen si qendra të kujdesit socio-shëndetësor”, tha Manastirliu.

Gjatë fjalës së saj, Ministrja Manastirliu tha se reforma e autonomisë spitalore do të materializohet së shpejti, për të filluar pilotimin për herë të parë në Spitalin Memorial në Fier.

“Një tjetër reformë po thellohet dhe do të materializohet së shpejti, që është pikërisht Autonomia Spitalore, nëpërmjet ligjit të ri për kujdesin spitalor, që miratohet dhe fillon pilotimin në një prej spitaleve të ekselencës të ndërtuar një vit më parë, Spitalin Memorial në Fier”, tha Manastirliu.

 

Ministrja e Shëndetësisë nuk ka lënë pa përmendur kontributin e mjekëve gjatë krizave të tërmetit dhe pandemisë, të cilët, siç u shpreh ajo, u menaxhuan falë investimeve të kryera këto vite. Gjithashtu vlerësoi kontributin e mjekëve të diasporës gjatë pandemisë, për të luftuar infodeminë si dhe i ftoi ata për bashkëpunim, për të shkëmbyer eksperiencat me një realitet të ri që ekziston tashmë në Shqipëri, në funksion të përmirësimit të sistemit shëndetësor.

 

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts