Friday, March 29, 2024
HomePolitikëNikolla takim me delegacionin e PE, Raportuesja Santos: Këshilli të hapë negociatat...

Nikolla takim me delegacionin e PE, Raportuesja Santos: Këshilli të hapë negociatat e vonuara me Shqipërinë!

-

Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, priti sot delegacionin e Parlamentit Evropian, të kryesuar nga znj. Isabel Santos, Raportuese e PE për Shqipërinë. Në përbërje të delegacionit ishte edhe eurodeputeti Andreas Schieder.

Kryetarja Nikolla falenderoi znj. Santos për punën e saj dhe pasqyrimin në Parlamentin Evropian të arritjeve transformuese, demokratizuese dhe integruese të Shqipërisë dhe veçanërisht për kontributin në vendimin e Parlamentit Evropian për hapjen e Negociatave dhe mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë. “Ne kemi punuar fort ta arrijmë këtë, por Ju, znj. Santos, keni punuar shumë për të mbështetur në Parlamentin Evropian arritjet tona ndaj Ju jemi shumë mirënjohës. Megjithë vonesat në jemi të angazhuar për të avancuar me agjendën evropiane dhe Integrimi Evropian mbetet prioriteti ynë kryesor,” u shpreh Kryetarja e Kuvendit.

Raportuesja e PE per Shqipërinë, znj. Isabel Santos, nga ana e saj, u shpreh se Shqipëria është një partner strategjik i besuar dhe i përkushtuar i BE-së. “Vendimi i PE ishte një vendim i dhe i drejtë, Shqipëria e ka vijuar reformat themelore në lidhje me BE dhe është e drejtë që Këshilli të pranojë të hapë negociatat e vonuara me Shqipërinë,” tha znj. Santos.

Biseda u ndal mbi zhvillimet më të rëndësishme politike në vend. Duke vlerësuar progresin e deritanishëm, europarlamentaret nënvizuan se është e rëndësishme që Shqipëria dhe Kuvendi të vijojnë punën për avancimin e reformave si edhe si edhe plotësimin e të gjitha rekomandimeve të Raportit të Progresit.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts