Friday, April 26, 2024
HomePolitikëMeta takon të Dërguarin e Posaçëm të Boris Johnson në Ballkan: Diskutuam...

Meta takon të Dërguarin e Posaçëm të Boris Johnson në Ballkan: Diskutuam për rëndësinë e negociatave të Shqipërisë në BE

-

Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në një takim të Dërguarin e Posaçëm të kryeministrit të Britanisë Johnson për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach.

Në një mesazh në “Facebook”, shoqëruar me fotografi nga takimi, Kreu i Shtetit Shqiptar thekson se ka diskutuar me zyrtarin e lartë britanik mbi rëndësinë e negociatave të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe peshën e këtij akti për popullin shqiptar dhe të ardhmen e vendit.

Mesazhi i Metës:

Kënaqësi e veçantë të prisja në takim Sir Stuart Peach, i Dërguari i Posaçëm i Kryeministrit të Britanisë Johnson për Ballkanin Perëndimor, me të cilin festuam së bashku edhe 70-vjetorin e kurorëzimit të Madhërisë së saj Elizabeta II.
Diskutuam për rëndësinë e negociatave të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe peshën e këtij akti për popullin shqiptar dhe të ardhmen e vendit.
Forcimi i stabilitetit në rajonit tonë sidomos pas luftës në Ukrainë ishin në qendër të bisedës.
E falenderova Gjeneralin Peach, për angazhimin e tij në rajonin tonë dhe i kërkova që vëmendja dhe nismat e Britanisë së Madhe për ruajtjen e stabilitetit, forcimin e demokracisë dhe integrimin në rajonin tonë, të shtohen edhe më shumë në të ardhmen.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts