Wednesday, August 17, 2022
HomesocialeI ftuar ne emisionin ‘’Prespektivë’’ në Tv1 Channel Zyhdi Mustafa, kryetar i...

I ftuar ne emisionin ‘’Prespektivë’’ në Tv1 Channel Zyhdi Mustafa, kryetar i shoqatës së gjuetisë ‘’Jakup Bajri’’

-

Te apasionuarit pas gjuetise kane se fundmi nje ankese per nje projektligj qe po diskutohet per shtyerjen e moratoriumit te gjuetise. Disa vite me pare nisi nje moratorium per gjuetine dhe duket se ai do te vazhdoje. Megjithese akoma nuk kemi nje vendim, shpresojme qe te jete ne favor te gjuetareve. Kush e kundershton edhe kush favorizohet nga ky moratorium qe po zgjat pafund? I ftuar ne emisionin ‘’Prespektive’’ ne Tv1 Channel Zyhdi Mustafa, kryetar i shoqates se gjuetise ‘’Jakup Bajri’’.

Mustafa: Gjuetia nuk eshte pasion i fituar, eshte nje pasion i lindur. Gjyetia ka ecur paralelisht me njerzimin qe ne kohet e hershme dhe deri ne ditet e sotme. Diku perdoret per jetese diku per sport, po pjesa me e madhe kohet e fundit e ushtrojne per pasjon.
Rasti i moratoiumit na ka perçare dhe na demtuar pak. Kjo sepse gjyetaret e rregullt dolen jashte situates dhe hopit te gjuetis. Qe ne vitet e hershme gjyetaret kane qene te organizuar ne shoqata, ne grupe dhe te drejtuar nga drejtuesit e shoqatave, por edhe nga shteti. Shteti vendoste lejet, bente kalendarin e gjuetise se si do te gjuhet ne sezonin e gjuetise brenda nje viti.

Jane 46 shoqata gjuetaresh ne te gjithe republiken e Shqiperise dhe 17 mije gjyetare. Ketu flas per ata qe jane te paisur me leje dhe njihen si anetare te shoqatave. Moratorium na ka kaluar ne nje faza jo te mire. Vitin e pare e pranuam disi sepse menduam se do te beheshin ligje ne te mire te gjuetis por na doli edhe me keq. Dy vite iken nuk u rregullua asnje gje, vetem u perkeqesua. Disa njerez e kaluan gjuetin nga pasjon ne nje treg per tu pasuruar. Per fatin tone te keq u be prap nje moratorium tjeter. Beme shpesh here kerkesa per tu mbledhur ne nje tryeze te perbashket dhe per te diskutuar mbi mbarvajtjen e gjuetise por asnjehere kerkesat tona nuk u degjuan.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,434FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts