Gjithashtu ai u shpreh se për herë të parë të gjitha pushtetet janë në duart  e një njeriu të vetë.

“Jam këtu për të bërë një deklaratë në emër të PD. Në Shqipëri vendoset monizmi i plotë. PD deklaron se pas zgjedhjes me datën 6 qershor me votën e PS për presidentin,  Rama vendosi në pushtetin e tij edhe institucionin e fundit. U varros sistemi demokratik i bazuar në ndarjen dhe balancën e pushteteve. Sot për herë të parë pas 31 viteve të gjitha pushteteve janë në duart e një force politike dhe të një njeriu të vetëm. Sot prej rënies së regjimit komunist, në pushtetin ekzekutiv është përfaqësues vetëm i një force politike, asaj të PS. Sot njësoj si në të shkuarën moniste të gjitha institucionet e konsideruara të pavarura, janë të kapura. Sot në këtë shtet monist si kurrë më parë të gjithë kryetarë e institucioneve më të larta të drejtësisë , çdo gjykatës i gjykatës Kushtetuese janë të përzgjedhur dhe emëruar nga mazhoranca e PS. Sot drejtuesit e komisioneve parlamentare, janë deputetë të PS-së, apo dhe Basha-opozitar. Për shkak të bojkotit të zgjedhjeve vendore, i gjithë pushteti vendor është i PS. Sot në Shqipërinë moniste, organizatat joqeveritare kontrollohen nga qeveria dhe rrjetet e sponsorizura dhe të lidhura me Soros. Të gjitha mediat e mëdha dhe të voglat, kontrollohen nga ato që mund të cilësohet si qeverisje censuruese. Mjafton t’ju rikujtojë një fakt. Janë bërë me dhjetëra-dhjetëra orë transmetimi, debate, lajmesh të lidhura me zgjedhjen e presidenti të republikës, që u firmos vendosja e monizmit, por s’u bë asnjë minutë debat për këtë mynxyrë që pllakosi vendin. Sektorët më madhor të vendit zotërohen nga oligarkë. Data 4 qershor e 2022-shit, zgjedhja e njëanshme e presidentit, vetëm nga deputetët e PS, shënon zhdukjen përfundimtare të çdo kontrolli në Shqipëri. Me zgjedhjen e një presidenti nga pseudo-maxhoranca, PD konsideron se u zhduk përfundimisht sistemi demokratit”, tha Berisha.