Friday, August 19, 2022
HomePolitikëDënoi me ‘riedukim’ gazetarin, Rama reagon pas kritikave: Shpifni, gënjeni, sajoni, shkruajeni...

Dënoi me ‘riedukim’ gazetarin, Rama reagon pas kritikave: Shpifni, gënjeni, sajoni, shkruajeni e fliteni shqipen keq sa të doni

-

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas kritikave nga vetë media, për shkak të masës së “riedukimit” që mori ndaj një gazetari në konferencën për shtyp me ministren për Europën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka, masë që nuk ishte e para.

Rama shkruan se e përshëndet si shprehje lirie sulmin e disave që siç thotë ai kërkojnë legjitimim për lirinë e shkeljes së normave etike deri brenda konferencave të mia për shtyp, por kjo kërkesë s’mund të plotësohet.

“E përshëndes si shprehje lirie sulmin e disave, që në emër të lirisë së medias kërkojnë legjitimim për lirinë e shkeljes së normave etike deri brenda konferencave të mia për shtyp, sepse jashtë tyre tanimë kjo liri është e legjitimuar plotësisht! Por kërkesa s’mund të plotësohet.

Por ja që asgjë s’ka ndryshuar nga ana tjetër, përkundrazi, megjithëse asnjë gazetari e asnjë medieje nuk i ka hyrë asnjë gjemb në këmbë nga kjo qeveri dhe megjithëse disponimi ndaj pyetjeve e kërkesave për informacion ka qenë maksimal, janë shtuar shpifjet e është ulur rankimi!

 

Si përfundim: Shpifni, gënjeni, sajoni, shkruajeni e fliteni shqipen keq sa të doni, sepse askush nuk do t’ju thotë “plaç”, po mos prisni që dhe kur vini për të pyetur mua të ushtroni publikisht në mënyrë të përsëritur lirinë e shkeljes së etikës dhe përsëri të jeni të mirëseardhur!”, shkruan Rama.

 

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,442FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts