Saturday, April 20, 2024
HomePolitikë“Talenti i vetëm i Ramës është vjedhja”, Balliu akuza ndaj kryeministrit: Arkitekt...

“Talenti i vetëm i Ramës është vjedhja”, Balliu akuza ndaj kryeministrit: Arkitekt i aferës së inceneratorëve

-

Shefi i Organizimit në PD, Klevis Balliu, përmes një postimi në Facebook, shprehet se kryeministri Edi Rama është ‘arkitekt” i aferës së inceneratorëve, teksa thotë se “talenti i tij i vetëm është vjedhja”.

Balliu thotë se vendi është në një krizë të thellë ekonomike, ndërsa përgjegjës për këtë bën Edi Ramën.

“Kompanitë e përfshira në mega aferën kriminale të inceneratorëve me pronar real Edvin inceneratorin, kalojnë miliona euro vetëm për shpenzime frutash dhe perimesh. Paratë e qytetarëve nëpërmjet kësaj afere kalojnë në xhepat e Edvin inceneratorit, Agaç inceneratorit si dhe Lali inceneratorit”, shkruan ai mes të tjerash.

Sakaq, Balliu thotë se në protestën që do të zhvillohet më 7 korrik,  “familja e inceneratorëve duhet të marrë përgjigjen e merituar”.

Reagimi i plotë:

 

Arkitekti i aferës së shekullit të inceneratorëve Edvin Kristaq Rama ka dëshmuar se talenti i tij i vetëm është vjedhja.
Ndërkohë që qytetarët jetojnë në krizë të thellë ekonomike, kompanitë e përfshira në mega aferën kriminale të inceneratorëve me pronar real Edvin inceneratorin, kalojnë miliona euro vetëm për shpenzime frutash dhe perimesh.
Paratë e qytetarëve nëpërmjet kësaj afere kalojnë në xhepat e Edvin inceneratorit, Agaç inceneratorit si dhe Lali inceneratorit.
Me 7 Korrik ora 7 familja e inceneratorëve duhet të marrë përgjigjen e merituar.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts