Thursday, April 18, 2024
HomePolitikëAmnistia fiskale, zv.kryeministri Ahmetaj: Instrument i jashtëzakonshëm! Pse është i rëndësishëm të...

Amnistia fiskale, zv.kryeministri Ahmetaj: Instrument i jashtëzakonshëm! Pse është i rëndësishëm të bëhet në Shqipëri

-

Zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj dhe ministrja e Financave Delina Ibrahimaj kanë mbajtur një konferencë për mediat lidhur me amnistinë fiskale.

Sipas Ahmetajt, amnistia fiskale është një instrument i jashtëzakonshëm, “shumë i rrallë ose një “herë në jetë”, dhe tenton të garantojë likujditet e domosdoshme”.

“Hera e parë që në Shqipëri bëhet amnisti kapitale, sa është i dhimbshëm është dhe real. Shqipëria vjen nga tre goditje të rënda, tërmeti, pandemia dhe lufta në Ukrainë dhe kriza me pasojë  ekonomike, inflacioni.  Amnistia është instrument i jashtëzakonshëm, shumë i rrallë ose një “herë në jetë” dhe tenton të garantojë likujditet e domosdoshme…

Dua ta sqaroj për partnerët ndërkombëtarë apo ekspertët e qytetarët, amnistia penale nuk do të thotë që dikush që ka qenë i dënuar për vepra penale amnistohet dhe deklaron, por te kategoritë e përjashtuara do ta kuptoni qartë.

Qëllimi i amnistisë mundëson ligjësimin pasurive të padeklaruara, sigurisht ofron e sekretit ndaj subjekteve përfituese”, tha ai.

Nga ana tjetër ministrja Ibrahimaj u shpreh se  vendi jonë është në kushte për të pasur një amnisti të tillë.

“Qeveria ka ndërmarrë reforma të rëndësishme në kuadër të luftës kundër korrupsionit, pastrim parash, mbi të gjitha në kuadër kundër informalitetit. Kemi bërë investime në infrastrukturën dixhitale.

Jemi në kushte që kemi krijuar premisa për të pasur një amnisti të tillë. Projekt ligji do të vijë me një fushatë komunikimi ku individëve do u bëhet e ditur strukturat që në të ardhmen do të gjurmojnë çdo aktivitet të paligjshëm.

Projektligj shumë i rëndësishëm që do krijojë transparencë dhe kushte për një ekonomi tregu të qëndrueshëm.

Diskutimet që kemi pasur deri tani, një prej elementëve ka qenë dëgjimi i emigrantëve, do paraqesim nejç video të shkurtër që një avokat që punon në Greqi ka paraqitur nevojën për këtë amnisti”, u shpreh ajo.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts