Saturday, April 27, 2024
HomeAktualitetPrej 5 ditësh në flakë, pas avionëve grek pritet ndërhyrja e zjarrfikësve...

Prej 5 ditësh në flakë, pas avionëve grek pritet ndërhyrja e zjarrfikësve dhe ushtrisë në Malin e Çikës

-

Vijon në ditën e pestë të tij zjarri në malin e  Çikës.

Dy avionët Canader të ardhur nga Selaniku megjithëse kanë punuar mbrëmjen e djeshme prej disa orësh nuk ja kanë dalë të shuajnë flakët.

Mëngjesin e sotëm po ndërhyjnë forcat e zjarrfikëse dhe ushtarët për të siguruar edhe terrenin.

Ndërkohë nga prefekti i qarkut të Vlorës Flamur Mamaj bëhet me dije se do të ketë ndërhyrje edhe sot nga avionët grek për shuarjen e flakëve.

Raportohen rreth 80 hektarë të djegur deri më tani.

Flakët po avancojnë në drejtimin e Dhërmiut dhe Himarës, por rreziku mbetet ende larg.

Situata paraqitet më e përmirësuar se dje si rrjedhojë e ndërhyrjes së avionëve grek.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts