Wednesday, April 24, 2024
HomePolitikëKryeministri Rama pyetet për 7 korrikun: Protestat janë të nevojshme për demokracinë

Kryeministri Rama pyetet për 7 korrikun: Protestat janë të nevojshme për demokracinë

-

Kryeministri Edi Rama u pyet gjatë një interviste të dhënë për gazetën gjermane ”Frankfurter Rundschau”, në lidhje me protestën e fundit në Tiranë të organizuar nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Kreu i qeverisë tha se protestat ishin të pamundura për një kohë të gjatë në vend dhe theksoi se ato janë të nevojshme për funskionimin e demokracisë. Në lidhje me rritjen e çmimeve dhe shqetësimin e qytetarëve, Rama deklaroi se Shqipëria ka inflacionin më të ulët në rajon, megjithëse në kurriz të një recesioni.

Së fundmi ka pasur protesta në Tiranë. A nuk jeni të shqetësuar se më shumë njerëz do të dalin në rrugë nëse inflacioni vazhdon të rritet dhe ushqimet bëhen më të shtrenjtë?

Edi Rama: Protestat në Shqipëri nuk ishin të mundura për një kohë të gjatë. Ato janë absolutisht të nevojshme për një demokraci. Nëse edhe Gjermania nuk mund ta mbrojë popullsinë e saj nga inflacioni, çfarë duhet ta bëjë Shqipëria? Ne kemi inflacionin më të ulët në rajon, ndonëse në kurriz të një recesioni.

Pavarësisht progresit ekonomik, shqiptarët po vazhdojnë të largohen nga vendi. Kjo duhet të jetë alarmuese për ju.

Edi Rama: Po. Fatkeqësisht, historia është eksporti ynë kryesor dhe kjo nuk është gjë e mirë. Më lejoni të përgjigjem. Ballkani nuk ka qenë kurrë një vend i mërzitshëm. Por ne, Ballkani, duam të bëhemi më te zakonshëm dhe më normal. Po aq të rëndomtë sa Bashkimi Evropian. Një vend është i zakonshëm kur gjithçka funksionon në mënyrë eficente si në Gjermani. Për shaka, dikush më tha një herë se mund të bëhesha kryebashkiak i Frankfurtit. Jo, më mirë jo, iu përgjigja. Sigurisht që ka gjëra që mund të përmirësohen këtu, por Frankfurti është një qytet i vendosur dhe i pasur. Çfarë duhet të qeverisësh në një vend të përsosur?

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts