Thursday, April 25, 2024
HomePolitikëKonfindustria: Amnistria fiskale e pakonsultuar me BE-në do sjellë pasoja të rëndë,...

Konfindustria: Amnistria fiskale e pakonsultuar me BE-në do sjellë pasoja të rëndë, rrezikon integrimin

-

Konfindustria vlerëson se nisma ligjore e faljes fiskale e rihedhur për debat së fundmi për të pasur sukses duhet të ketë marrjen e miratimit paraprak nga vendet e BE dhe aleatët strategjikë euroatlantikë.

Në kushtet e mungesës së marrjes së miratimit të mësipërm çdo përpjekje e vendimmarrjes politike për ti vënë partnerët strategjikë të Shqipërisë para “ faktit të kryer” do të jetë me pasoja të rënda për interesin publik, bën me dije Konfindusria.

Gjergj Buxhuku, kreu i Konfindustrisë, thotë se rrezikohet seriozisht procesi i integrimit në BE të Shqipërisë dhe shton se institucionet e BE si Këshilli i Europës dhe Moneyval e kanë rikthyer Shqipërinë në vend më rrezik të lartë të pastrimit të “parave të zeza” si edhe institucione të dobëta parandaluese dhe kontrolluese.

Sipas tij Zbatimi i njëanshëm do të ishte shpallja me ligj e vendit si parajsë fiskale e pastrimit të parave në BE dhe më gjerë.

“Në masë dërrmuese flukset e parave, që kërkohen të formalizohen/pastrohen nëpërmjet faljes fiskale, e kanë burimin pikërisht nga vendet e BE dhe Britania e Madhe, etj. Aq më shumë veprimi i mësipërm mund të merrej si paraqitje e pakuptimtë force e Shqipërisë ndaj BE pas dështimit të përsëritur të hapjes së negociatave për anëtarësim. Zbatimi teknik i faljes fiskale pa marrë miratimin e partnerëve strategjikë rrezikon dështimin e plotë të paralajmëruar të procesit. Qytetarët shqiptarë, duke mos pasur sigurinë e vazhdimësisë së mbrojtjes ligjore në afatgjatë do të ngurrojnë të shfaqen si pjesëmarrës në proces. Shqipëria, në zbatim të drejtëpëdrejtë të kërkesave të aleatëve strategjikë për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, ka miratuar një seri ligjesh të tjera si p.sh ligji Antimafia, etj., që dobësojnë mjaft mbrojtjen e supozuar ligjore të faljes fiskale në cdo ndryshim politik të mundshëm.”

Konfindustria i kërkon vendimmarrjes politike, që si pjesë shumë e rëndësishme e zbatimit në interes publik të nismës për “faljen fiskale”, të përgatisi strategjinë e përdorimit të kapitaleve potenciale hyrëse në sistem, pasi është e domosdoshme për të mos dëmtuar më tej konkurrencën e lirë ndërmjet bizneseve në treg, që do të prodhonte pasoja të pallogaritshme negative për ekonominë kombëtare në afatgjatë.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts