Thursday, April 25, 2024
HomePolitikëRama akuza opozitës: Ju ‘patriotët e mëdhenj’ jeni thika në shpinën e...

Rama akuza opozitës: Ju ‘patriotët e mëdhenj’ jeni thika në shpinën e Kosovës, ejani dhe jepni llogari nëse është mirë që Thaçi është në burg

-

Kryeministri Edi Rama teksa lëshoi gjuhën në foltoren e Kuvendit kundër opozitës, e akuzoi këtë të fundit si partia që i ka ngulur thikën në shpinë Kosovës.

Ai tha se opozita duhet të flasë në Kuvend nëse është mirë që Thaçi është në burg në Hagë.

“Për të zgjedhur problemet mes gojores dhe foltores, duhet të zgjidhim problemet tona. këta jeni ju. U miratua rezoluta për Srebrenicën, u miratua apo jo. U miratua kur ishte planifikuar të miratohej, jo në ditën e foltores dhe gojores. S’keni ç’i bëni gomarit, dhe i bini gomarit. Diçk Marty ia keni hapur rrugën ju. Ça mendoni për Hashim Thaçin? Eshtë mirë që është në burg? Thika që i keni ngulur Kosovës nga dita e parë, deri në ditën e fundit, duke e ngritur thikën dhe duke ia ngulur në gjoks presidentit të Kosovës, i përkasin historisë. Historia do të tregojë se ju ‘patriotët e mëdhenj’, jeni thika në shpinën e Kosovës. Ju kështu keni qenë gjithmonë. Bishti i shtrembër nuk drejtohet. (Duartrokitje në sallë)”, tha Rama.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts