Wednesday, August 10, 2022
HomePolitikëRama mbledh kryebashkiakët, ja si i klasifikon bashkitë

Rama mbledh kryebashkiakët, ja si i klasifikon bashkitë

-

Në mbledhjen e bërë me kryetarët e bashkive kryeministri Edi Rama ka bërë një klasifikim të bashkive në bazë të punës së bërë.

Sipas Ramës ashkia më shembullore përfshirë të gjitha bashkitë është Shijaku. Sakaq ai ka përmendur si bashki që nuk kanë performancë të mirë Vlorën.

Edi Rama: Kemi bashki shembullore, kemi të mira, kemi disa problematike. Të qenit bashki problematike do të thotë të qenit problematike për qytetarët.

Është krenari që PS sot drejton Lezhën po të shikojmë nivelin e higjenës në plazh, prej punës së kryetarit të bashkisë.

Cërriku është një bashki me halle të mëdha të trashëguara dhe lidershipi ka bërë diferencën.

Dhe bashkia e Belshit vazhdon të jetë shembullore.

Kemi bashki si Vlora që ka pasur një vëmendje të veçantë nga qeveria por që ka një kryetar bashkie i cili fle gjum.

Pogradeci tani po hy në një fazë që po merr më shumë mbështetje është shembull pasi me mjetet e kufizuara që ka falë këmbënguljes së kryetarit të bashkisë qyteti merr frymë lirë sot.

Një realitet i vështirë është Mati. Bashkia më shembullore përfshirë të gjitha bashkitë është Shijaku, është bashki kampione.

Dy bashkitë më të mëdha ajo e Tiranës dhe e Durrësit duhet të ndjekin shembullin e Shijakut.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,433FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts