Friday, April 26, 2024
HomePolitikëPetrit Vasili: Autoriteti i Dosjeve në shërbim të një skenari politik mafioz...

Petrit Vasili: Autoriteti i Dosjeve në shërbim të një skenari politik mafioz për të shantazhuar ish-Presidentin Meta

-

Nga Petrit Vasili

Hetim e ndeshkim deri ne fund Autoritetit të Dosjeve, që dhunoi ligjin dhe shpërdoroi detyrën me regji të qeverisë!
Faktet asgjësuese, që dërrmuan e bënë hi skenarin mafioz kundër ish Presidentit dolën në dritën e diellit dhe Autoriteti i Dosjeve është sot nën akuzë të rëndë.
Shantazhues, vegël politike qorre e Edi Ramës, shkelës e shpërdorues i ligjit dhe dëtyrës, kjo është fytyra e Autoritetit të Dosjeve.
Autoriteti i Dosjeve që de facto është kthyer në një zyrë shtesë e qeverisë dhe aspak në nje institucion i pavarur, u vu haptas në shërbim të një skenari politik mafioz për të shantazhuar ish-Presidentin Meta.
Në shpërdorim të hapur të detyrës dhe në dhunim të plote të ligjit ky Autoritet zbatoi hapur një skenar shantazhi dhe krijimi të një konfuzioni plotësisht të qëllimshëm publik me iniciale emrash dhe me e-mail anonim, ku gjithçka u krye me regji të Qeverisë dhe Ramës.
Autoriteti i Dosjeve u shndërrua pra në mënyrë flagrante në një manipulues dhe krijues të një konfuzioni të qëllimshëm për llogari të qeverisë, e cila është në gjendje katastrofike nga zbulimi i korrupsionit me fakte tronditëse.
Asnjë dallim s’ka ky Autoritet Dosjesh nga Sigurimi i shtetit, që dikur shantazhonte dhe kërcënonte me çdo formë dhe mjet shqiptarët në funksion të diktaturës së urryer komuniste dhe të shkatërrimit të jetës se mijëra e mijëra shqiptarëve.
Kur ky Autoritet arrin të guxojë të shantazhojë ish-Presidentin e Republikës mendoni se ç’ndodh me qytetarë të thjeshtë.
Qytetarët e thjeshtë mund të bëhen në çdo çast viktima të shantazhit e manipulimit të tij me Dosjet e Sigurimit për qëllimë dhe përfitime nga më të ulëtat.
Vënia në veprim e këtij shantazhi të hapur, me regji të urdhëruar nga mafia në pushtet, ka asgjësuar perfundimisht Autoritetin e Dosjeve si institucion publik e ligjor dhe ka bërë zero autoritetin e tij moral.
Autoriteti i Dosjeve është sot një institucion i rrëzuar dhe përfaqson thjesht një vegël në duar të Edi Ramës që gjendet në hall të madh sepse është mbërthyer nga korrupsioni dhe hajdutëria shtetërore e faktuar me qindra qindra dokumente e fakte te asgjësuese.
Autoriteti është realisht nën akuzë të rëndë publike për veprimet e tij të rënda antishtetërore.
Autoriteti i Dosjeve si Sigurimi i Shtetit të kohës tonë duhet dhe do të përgjigjet deri në një për shkeljen e ligjit, për shantazhin që zbatoi me regji të qeverise dhe për zhgënjimin shumë të thellë, që u solli të gjithe qytetarëve shqiptarë.
SPAK të filloje urgjentisht hetimin e gjerë e shumë të thelluar te skenarit politik mafioz të zbatuar nga Autoriteti dhe të ndëshkohen me të gjithë rreptesinë e ligjit përgjegjësit siç e meritojnë.
Asnjë të mos ketë as iluzionin më të vogël se do mund t’i shpëtojnë përgjegjësisë dhe vënies përpara drejtësisë për këtë shkatërrim e përdorim mafioz të shtetit për të hequr e devijuar vëmendjen nga hajdutëria dhe vjedhjet masive të qeverisë.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts