Friday, April 26, 2024
HomePolitikëPas më shumë se 24 orë reagon Kumbaro: Faji i atij që...

Pas më shumë se 24 orë reagon Kumbaro: Faji i atij që theu ligjin, të dënohet maksimalisht

-

 

Pas më shumë se 24 orësh ka reaguar edhe ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro për tragjedinë që ndodhi në plazhin e Potamit në Himarë.

Në një postim në Twitter ajo shkruan se ngjarja është e rëndë duke bërë përgjegjës personin që kreu krimin, që theu çdo normë dhe ligj.

Kumbaro: Tejet e rëndë dhimbja për ngjarjen e kobshme në bregdetin e Himarës, ku një engjëll nuk është më mes nesh për shkak të marrëzisë së një njeriu që theu çdo ligj, çdo rregull e çdo normë me pasoja tragjikisht të pakthyeshme!

Me vetëdijen se nuk ka fjalë të shërbejë sado pak si ngushëllim për prindërit, familjen për gjëmën që pësuan, kërkesa shkon për Drejtësinë që të bëjë punën e saj, pa asnjë kompromis, me dënim maksimal ndaj kujtdo që thyen ligjet e përbashkëta dhe rregullat dhe rrezikon të shkaktojë humbje jete, në tokë a në ujë qoftë! Kërkesa shkon edhe për Policinë e Shtetit po ashtu, për çdo punonjës të saj në territor, që të jetë në lartësinë vigjiluese dhe ndëshkuese që uniforma i imponon për kryerjen e detyrës. Jonada e vogël u prehsh ne paqe.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts